Mbytet gomonia me refugjatë në Tunizi, shënohen 23 viktima

Afrika

Mbytet gomonia me refugjatë në Tunizi, shënohen 23 viktima

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 08:06
Ilustrim

Të paktën 23 refugjatë nga vendet afrikane u mbytën kur gomonia e tyre u fundos pranë Tunizisë, teksa ishin duke lundruar për në Itali nga Libia.

Marina Tuniziane shpëtoi 70 refugjatët, por 23 të tjerë u mbytën, tha Mongi Slim,  anëtar i Komitetit Të Kryqit të Kuq Tunizian, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Marina Tuniziane shpëtoi gjithashtu 39 emigrantë të tjerë në bordin e një anijeje që u fundos afër Sfax.

Italia është një nga hyrjet kryesore në Evropë për refugjatët që largohen nga Afrika e Veriut, kryesisht nga Tunizia dhe Libia. Nisjet janë rritur ndjeshëm këtë vit në krahasim me vitet e fundit.

Rreth 700 refugjatë kanë humbur jetën që nga 1 janari 2021 në Mesdhe, shumica dërrmuese në rrugën kryesore detare, e cila konsiderohet më vdekjeprurësja në botë, sipas vlerësimeve të lëshuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat