Shtatë luanë shpëtohen nga trajtimet mizore në një kopsht zoologjik të Ukrainës

Afrika

Shtatë luanë shpëtohen nga trajtimet mizore në një kopsht zoologjik të Ukrainës

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Shtatë luanë po shijojnë lirinë në Afrikë për herë të parë pasi u shpëtuan nga Ukraina e ftohtë, ku ishin rritur në robëri.

Disa kishin kaluar deri në shtatë vjet të mbyllur në kushte jo të mira nëpër kopshtet zoologjike.

Tani luanët kanë mundësi të jenë të lirë dhe të shijojnë mjedisin e ri natyror, njofton Mirorr.

Lionel De Lange, themelues i WoW, tha se udhëtimi i pabesueshëm erdhi pas dy vjetëve derisa u mblodhën paratë dhe u rregulluan dokumentet për luanët.

“Riatdhesimi i kafshëve të egra është një ndërmarrje kryesore, veçanërisht në një distancë kaq të madhe”

“Nëse nuk do të vepronim, këta shtatë luanë do të ishin akoma në robëri në kushte mizore “, ka thënë ai.

Linja ajrore Katar tha se barti kafshët përsëri në mjediset e tyre natyrore falas, me kërkesë të organeve të mbrojtjes së botës së egër, përmes iniciativës së Qatar Airways Cargo “Rewild the Planet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat