Deputetët grushtohen e shqelmohen në Parlamentin e Bolivisë

Afrika

Deputetët grushtohen e shqelmohen në Parlamentin e Bolivisë

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 14:15
Foto

Seanca e të martës në parlamentin bolivian është karakterizuar me dhunë, duke u shndërruar në ring boksi mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Gjithçka filloi pas debatit të ashpër për arrestimet e fundit të ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë së Jeannine Anez.

Derisa disa deputetë që folën për administratën e Anezit, të tjerët pretendonin se bëhet fjalë për një puç për të rrëzuar ish-presidentin Evo Morales.

Por ishin politikanët Henry Montero dhe Antonio Gabriel Colque, që humbën durimin dhe vendosën t’i qërojnë hesapet në sallën e Parlamentit – duke shkëmbyer grushta e shqelma në La Paz.

Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, ku analistët politikë të këtij vendi kanë bërë thirrje për qetësi dhe gjakftohtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat