Presidenti nigerian pranon dështimin për t'i dhënë fund dhunës

Afrika

Presidenti nigerian pranon dështimin për t'i dhënë fund dhunës

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 23:14
Presidenti i Nigerisë Muhammadu Buhari

Presidenti i Nigerisë Muhammadu Buhari ka pranuar se ai nuk ka arritur t'i japë fund pasigurisë në vend, një premtim që ai bëri kur u zgjodh në 2015, raporton BBC.

Në një fjalim televiziv, ai tha se lufta kundër militantëve islamikë në veri kishte pasur pasojën e padëshiruar të përhapjes së dhunës në zona të tjera.

Z. Buhari u shprehu "ngushëllimet e tij të përzemërta" familjeve të viktimave.

Grupi Islamik Boko Haram, i cili filloi kryengritjen e saj në 2009, ka rritur sulmet në muajt e fundit.

Pas zgjedhjes së tij në 2015, Presidenti Buhari tha se grupi ishte "teknikisht i mundur" nga një ofensivë e ushtrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat