Gurët misteriozë 'ndezin' Afrikën e Jugut, dyshohet për diamante

Afrika

Gurët misteriozë 'ndezin' Afrikën e Jugut, dyshohet për diamante

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 07:53
Foto ilustrim

Mijëra kërkues thesaresh  janë dyndur në fshatin KwaHlathi në Afrikën e Jugut, duke besuar se zona mund të përmbajë diamante.

Kjo vjen pasi një burrë gjeti një gur të ngjashëm me kristal në një fushë, i cili më pas përhapi lajmin për  zbulimin e një diamanti të mundshëm.

Menjëherë zona u tejmbush nga kërkues diamantesh por edhe me banorë të zonës, të cilët tashmë e kanë bërë fakt të kryer se gurët janë diamante.

Vendasit kanë filluar të festojnë, duke u shprehur se gurët diamante do i nxjerrin nga varfëria.

" Do i shpenzoj në klube. Do blej makinë", thotë njëri prej banorëve.

Ndërkohë një tjetër thotë se "kjo ndodhi do i ndryshojë jetën".

"Nëse janë diamante të vërtetë, gurët do shpëtojnë familjen time; Do bëj pushime me familjen", shprehen banorët.

Gurët nuk janë analizuar ende nga ekspertët gjeologë  dhe autoritetet u kanë kërkuar banorëve të zonës  të largohen,  në mënyrë që të kryhen hulumtimet e posaçme.

Mësohet se qeveria provinciale ka shpërndarë  një video në Twitter, duke shprehur shqetësim për atë që e ka quajtur "diamant i nxituar".

Ata postuan në Twitter se kanë "vërejtur me shqetësim, aktivitete të paligjshme në tokat ku dyshohet se mund të ketë diamnatë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat