Pas rrëmbimit të dhjetëra nxënësve, në Nigeri mbyllen 7 shkolla deri në një njoftim të dytë

Afrika

Pas rrëmbimit të dhjetëra nxënësve, në Nigeri mbyllen 7 shkolla deri në një njoftim të dytë

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Në provincën Kebbi të Nigerisë është pezulluar mësimi në 7 shkolla pasi më 17 qershor persona të armatosur rrëmbyen dhjetëra studentë.

Presidenti i Unionit të Mësuesve Nigerianë në Kebbi (NUT), Alhaji Isah Arzika në një deklaratë tha se guvernatori Atiku Bagudu urdhëroi që 7 shkolla të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim tjetër.

Arzika tha se qeveria gjithashtu udhëzoi të gjithë drejtorët e shkollave të mbyllnin godinat që ata mendojnë se janë të pasigurta, duke shtuar se forcat e sigurisë ishin vendosur në disa shkolla.

Dy policë dhe katër mësues u vranë dhe dhjetëra studentë u rrëmbyen në sulmin ndaj Kolegjit Federal të Vajzave në rajonin Birnin Yauri të provincës Kebbi më 17 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat