OBSH: Vdekjet nga COVID-19 në Afrikë janë rritur me 40 për qind

Afrika

OBSH: Vdekjet nga COVID-19 në Afrikë janë rritur me 40 për qind

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

OBSH ka njoftuar së fundmi se në Afrikë vdekjet si pasojë e Covid-18 janë rritur në 40 për qind në javën e fundit.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Ghebreyesus në një fjalim të mbajtur tha se në kontinent nuk ka mjaftueshëm vaksina dhe pajisje për mbrojtjen personale kundër koronavirusit.

“Mangësia në fjalë nxit pandeminë”, nënvizoi Ghebreyesus duke shtuar se në javën e fundit në Afrikë numri i rasteve dhe i vdekjeve nga COVID-19 janë rritur 40 për qind.

“Afrika aktualisht ndodhet përballë një pandemie të rëndë”, tha më tej Ghebreyesus.

Numri i rasteve me COVID-19 në Afrikë ka tejkaluar 5 milionë e 273 mijë ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar mbi 138 mijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat