Ekzekutohen 21 luftëtarë të al-Shabab në Somali

Afrika

Ekzekutohen 21 luftëtarë të al-Shabab në Somali

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Njëzet e një burra janë ekzekutuar në shtetin gjysmë-autonom të Somalisë, Puntland, pasi u dënuan se ata ishin anëtarë të grupit militant islamik al-Shabab.

Ata u dënuan nga një gjykatë ushtarake në Galkayo dhe u qëlluan nga një skuadër pushkatimi. Sipas radios shtetërore 18 nga burrat kishin kryer atentate dhe bombardime për më shumë se një dekadë.

Ndërsa po ekzekutoheshin, grupi sulmoi një qytet në një pjesë tjetër të Somalisë në të cilën thuhet se vranë ushtarë, shkruan BBC.

Dënime me vdekje janë dhënë nga gjykatat në pjesë të tjera të Somalisë edhe më parë. Por, ky raportohet të jetë numri më i madh i ekzekutimeve të anëtarëve të al-Shabab që ka ndodhur ndonjëherë në Puntland.

Autoritetet në Puntland ishin zotuar të sillnin para drejtësisë secilin anëtar të al-Shabab ose njerëz që u kapën duke ndihmuar grupin në sulmet ndaj tyre.

Ky grup islamik përbën akoma kërcënim të madh për stabilitetin e Somalisë.

Al-Shabab kontrollon pjesën më të madhe të pjesëve jugore dhe qendrore të vendit dhe në bazë të hulumtimit të botuar në tetor nga Instituti Hiraal, militantët grumbulluan më shumë para sesa qeveria Somali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat