Dënime të ashpra në Ugandë, burg për ata që nuk respektojnë masat anti-COVID

Afrika

Dënime të ashpra në Ugandë, burg për ata që nuk respektojnë masat anti-COVID

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Banorët e Ugandës që shkelin masat e kufizimit të lëvizjes si rezultat i pandemisë së COVID-19, do të dënohen deri më dy muaj burgim, shkruan BBC.

Sipas rregullave të reja që ministria e Shëndetësisë i ka bërë publike, atyre që u ndalohet puna (kompanive, bareve, klubeve të natës, kinemave dhe dyqaneve që shesin produkte joesenciale), në rast të shkeljes së masës së kufizimit i pret dënimi me burgim.

Masat aktuale të kufizimit të lëvizjes gjatë ceremonive kulturore siç janë martesa në vetëm 20 persona, nënkupton se secili dasmor që nuk e respekton këtë numër mund të përfundojë në burg.

Edhe pse ky shtet është nën izolim total që nga marsi i vitit të kaluar, forcat e sigurisë në disa raste janë detyruar të përdorin dhunën në opinion ku si pasojë janë vrarë disa persona.

Në Ugandë aktualisht po ballafaqohet me valën e dytë të pandemisë, për të cilën shkencëtarët kanë parashikuar se mund të arrijë pikun në fund të korrikut apo në fillim të gushtit.

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në këtë vend janë regjistruar mbi 83.000 raste dhe mbi 1,900 që kanë humbur jetën nga coronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat