Tunizi: 21 migrantë afrikanë gjenden të vdekur në Mesdhe, pasi përmbytet anija

Afrika

Tunizi: 21 migrantë afrikanë gjenden të vdekur në Mesdhe, pasi përmbytet anija

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 18:33
Foto

Rojet bregdetare të Tunizisë kanë gjetur trupat e 21 migrantëve afrikanë, të hënën, dhe shpëtuan edhe 50 të tjerë nga Deti Mesdhe pas fundosjes së anijes së vogël me të cilën po përpiqeshin fshehurazi që të arrinin në Evropë.

“Trupat e 21 migrantëve janë gjetur pasi anija e tyre e vogël u fundos më 4 korrik, derisa 50 të tjerë janë shpëtuar”, i tha AFP-së zëdhënësi i Rojes Kombëtare, Houcem Eddine Jebabli.

Sipas tij, migrantët ishin të gjithë nga Afrika Sub-Sahariane dhe ishin nisur nga Sfax në përpjekje për të arritur në Evropë.

Përveç kësaj, gjatë të shtunës, një anije e cila ishte larguar nga Libia me 127 pasagjerë në bord u përmbyt pranë brigjeve të Zarsisë në Tunizinë Jugore, shkruan Euronews.

84 migrantë u shpëtuan, por 43 ishin zhdukur, tregoi Kryqi i Kuq i Tunizisë.

Në mes të muajit maj autoritetet thanë se më shumë se 50 migrantë u mbytën dhe 33 u shpëtuan pasi anija e tyre u përmbyt, gjithashtu pranë Sfax.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat