Tanzania përpjekje për të prodhuar vaksinën e saj kundër COVID-19

Afrika

Tanzania përpjekje për të prodhuar vaksinën e saj kundër COVID-19

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 07:10
Foto ilustrim

Edhe pse ende nuk e ka filluar fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19), Tanzania njoftoi se po punon për të prodhuar vaksinën e vet.

Sipas lajmit të gazetës The Citizen, Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Prof. Abel Makubi, tha se vaksina do të prodhohet në vend për të ulur kostot e importit.

“Ne kemi shumë ekspertë. Ne do ta bëjmë atë. Ne do të prodhojmë jo vetëm vaksinën kundër COVID-19, por edhe vaksina kundër sëmundjeve të tjera”, tha Makubi.

Vendi, i cili ndryshoi strategjinë e tij për të luftuar COVID-19 pas vdekjes së ish-presidentit John Magufuli, gjithashtu kërkoi vaksina nga programi COVAX, i krijuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Presidentja Samia Suluhu Hassan njoftoi se ata planifikojnë të shpenzojnë rreth 470 milionë dollarë për të luftuar pandeminë.

Hassan u ul në karrigen e presidentes së shtetit pas vdekjes së papritur të Magufuli-t më 17 mars, i cili njihej me qëndrimin e tij injorues ndaj pandemisë.//AA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat