Së paku 49 njerëz të vrarë në përleshjet në Nigeri

Afrika

Së paku 49 njerëz të vrarë në përleshjet në Nigeri

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 09:28
Ushtarë të Nigerit - foto arkivi

Së paku 49 persona, përfshirë 40 sulmues të armatosur, u vranë në një përleshje në jugperëndim të Nigerit, pranë kufirit me Malin.

Ministria e Mbrojtjes e Nigerit tha se rreth 100 “terroristë” me motoçikleta, të armatosur rëndë, sulmuan fshatin Çoma Bangou.

Ministria tha se “reagimi i shpejtë dhe i fuqishëm” i forcave të mbrojtjes dhe sigurisë “bëri të mundur që të zmbrapset sulmi dhe armikut t'i shkaktohen humbje të mëdha”.

Çoma Bangou ndodhet në rajonin Tillaberi, në kufi me Malin dhe Burkina Fason - një zonë e njohur si “tre kufijtë”, e cila ka qenë rregullisht në shënjestër të grupeve radikale islamike.

Tillaberi është në gjendje të jashtëzakonshme qysh në vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat