Ushtria vihet në funksion për të qetësuar trazirat në Afrikën e Jugut

Afrika

Ushtria vihet në funksion për të qetësuar trazirat në Afrikën e Jugut

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Afrika e Jugut po përdorë ushtrinë për të vënë nën kontroll trazirat që kanë shpërthyer që nga burgosja e ish-presidentit Jacob Zuma.

Dyqanet u plaçkitën dhe ndërtesat u dogjën të hënën ndërsa Zuma kundërshtoi dënimin e tij në një seancë në gjykatën e lartë.
Të paktën gjashtë vetë janë vrarë dhe 200 janë arrestuar që nga fillimi i trazirave javën e kaluar, shkruan BBC.

Zuma u dënua për përbuzje të gjykatës pasi nuk arriti të merrte pjesë në një hetim për korrupsionin gjatë presidencës së tij.
79-vjeçari, i cili mohon korrupsionin, u dorëzua në polici javën e kaluar për të filluar dënimin e tij 15-mujorë.

Ai po shpreson të heqë ose ulë dënimin në seancën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese. Sidoqoftë, ekspertët ligjorë thonë se shanset e tij për sukses janë të pakta.

Çështja ka shkaktuar një dramë të paparë ligjore në Afrikën e Jugut, e cila nuk ka parë kurrë një ish president të burgosur më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat