Mbi 70 njerëz të vdekur nga dhuna në Afrikë të Jugut

Afrika

Mbi 70 njerëz të vdekur nga dhuna në Afrikë të Jugut

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 11:17
Ushtria e Afrikës së Jugut në një qendër të plaçkitur tregtare.

Numri i viktimave nga dhuna në Afrikën e Jugut arriti në 72, thanë autoritetet.

Dhuna shpërtheu qëkur ish-presidenti i këtij vendi, Jacob Zuma, u dorëzua në polici javën e kaluar.

Turmat që plaçkisin dhe djegin dyqane vazhdojnë të përleshen me policinë në disa qytete.

Në ndihmë të policisë tani ka dalë edhe ushtria.

Autoritetet e rendit thanë se kanë identifikuar 12 persona të dyshuar për provokimin e trazirave dhe se mbi 1,200 vetë tashmë janë arrestuar.

Disa ministra paralajmëruan se nëse plaçkitjet vazhdojnë, ka rrezik që disa zona të mbeten pa artikuj ushqimorë, por e përjashtuan shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Zuma, 79 vjeç, është dënuar për shpërfillje të gjykatës, muajin e kaluar, pasi nuk ka marrë pjesë në një hetim për korrupsion gjatë presidencës së tij.

Image
Pamje nga Johanesburgu, kryeqyteti i Afrikës së Jugut.

Zuma, i cili e mohon korrupsionin, është dënuar me 15 muaj burgim.

Ai është dorëzuar në polici të mërkurën e kaluar.

Disa zyrtarë thonë se disa grupe po përfitojnë nga zemërimi për burgosjen e Zumës, për të kryer veprime kriminale, ndërsa, sipas të tjerëve, zemërimi për papunësinë dhe varfërinë po nxit kaosin.

Presidenti aktual i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, tha se dhuna është nga më të rëndat në këtë vend, që nga vitet 1990 - përpara se të përfundonte aparteidi.

Dhuna është e përqendruar në provincat KuaZulu-Natal dhe Gauteng, me zjarrvënie, bllokim rrugësh dhe plaçkitje biznesesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat