Vdesin 17 emigrantë në brigjet e Tunizisë

Afrika

Vdesin 17 emigrantë në brigjet e Tunizisë

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 00:13
Tunizi

Të paktën 366 emigrantë anijet e të cilëve u prishën në brigjet e provincës Medenine në juglindje të Tunizisë u shpëtuan, ndërsa 17 prej tyre vdiqën.

Drejtori i Gjysmëhënës së Kuqe Tuniziane të provincës Medenine, Munji Salim, në një deklaratë me shkrim ka thënë se marina tuniziane, në bashkëpunim me marinën libiane, shpëtoi 366 emigrantë, anijet e të cilëve u prishën në brigjet e qytetit Zarzis në provincën Medenine.

Duke theksuar se u gjetën trupat e 17 emigrantëve që u mbytën nga tymi i anijes së prishur, Salim shtoi se të gjithë ata që kanë vdekur dhe u shpëtuan ishin shtetas të Bangladeshit.

Salim gjithashtu deklaroi se emigrantët e shpëtuar do të plotësojnë periudhën e karantinës në një qendër në provincën Medenine.

Vendet në Afrikën Veriore si Tunizia dhe Libia shihen si një pikë nisjeje për emigrantët që duan të arrijnë në Evropë ilegalisht përmes Mesdheut.

Çdo vit mijëra emigrantë lundrojnë nga Afrika në Mesdhe për të arritur në Evropë me shpresë për një jetë më të mirë. Disa nga emigrantët arrijnë në Evropë, ndërsa një pjesë e tyre vdesin në det.

Një nga zëdhënëset e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Carlotta Sami, më 4 maj njoftoi se nga fillimi i majit 2021 të paktën 500 emigrantë vdiqën në det teksa po përpiqeshin të kalonin në Evropë në rrugën e migrimit të Mesdheut Qendror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat