Mes rritjes së rasteve me COVID-19, Nigeria përballet edhe me kolerën

Afrika

Mes rritjes së rasteve me COVID-19, Nigeria përballet edhe me kolerën

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Nigeria, krahas rritjes së rasteve të COVID-19, është goditur edhe me rritjen e rasteve të kolerës duke shtuar kështu edhe një krizë të shëndetit publik.

Sezoni i shirave është duke e përkeqësuar gjendjen,  shkruan CNN.

“Autoritetet po luftojnë me militantët islamikë dhe kriminelët e armatosur, prandaj kjo po e pengon aftësinë e autoriteteve për t’iu përgjigjur kësaj gjendjeje”, ka thënë Bashir Lawan Muhammad, epidemiologu shtetëror.

22 nga 36 shtetet e Nigerisë, si dhe territori i kryeqytetit federal Abuja, kanë raste të dyshuara të kolerës, sipas Qendrës së Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat