Rekord i vdekjeve nga COVID-19 në Afrikë

Afrika

Rekord i vdekjeve nga COVID-19 në Afrikë

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 18:47
Afrikë

Afrika ka shënuar një rekord të ri në baza javore sa i përket vdekjeve nga COVID-19 javën e kaluar, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

OBSH-ja ka thënë se nga 26 korriku deri më 1 gusht në kontinentin afrikan kanë vdekur mbi 6.400 persona nga koronavirusi. Në baza javore, kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë që nga shpërthimi i pandemisë.

Nga këto vdekje, Afrika e Jugut dhe Tanzania kanë regjistruar 55 për qind të numrit të përgjithshëm.

Në dy javët e fundit në 22 vende të kontinentit është shënuar një rritje prej 20 për qind, ndërsa në 22 vende është hasur lloji 'Delta', në 39 vende lloji 'Alfa' dhe në 35 vende lloji 'Beta'.

Procesi i vaksinimit në këtë kontinent nuk ka ecur me hapa të shpejtë. OBSH-ja tutje tregoi se vetëm në muajin korrik janë dërguar 12 milionë vaksina atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat