U detyrua të martohej, 14-vjeçarja vdes gjatë lindjes

Afrika

U detyrua të martohej, 14-vjeçarja vdes gjatë lindjes

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 19:26
Ilustrim

Policia në Zimbabve po heton vdekjen e një vajze 14-vjeçare gjatë lindjes. Rasti ka sjellë zemërim mes qytetarëve dhe aktivistëve të të drejtave.

Memory Machaya raportohet të ketë vdekur muajin e kaluar në një faltore të kishës në rajonin lindor të Marange.

Rasti ka ekspozuar shfrytëzimin e të miturve, pasi thuhet se ajo u detyrua të braktisë shkollën për t’u martuar, shkruan BBC.

Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje qeverisë të njohë martesën e fëmijëve si krim dhe t’i japë fund praktikës. OKB tha se “shënon me shqetësim të thellë” dhe “dënon me forcë” ngjarjen.

“Trendi aktual i rasteve të pazgjidhura të dhunës kundër grave dhe vajzave në Zimbabve, përfshirë martesat e të miturve, nuk mund të vazhdojë pa u ndëshkuar,” tha OKB në një deklaratë të Shtunën.

Vdekja e vajzës më 15 korrik ka vënë në qendër të vëmendjes praktikën e martesës së fëmijëve brenda Kishës Apostolike të Zimbabve, e cila shpesh refuzon mjekimin dhe trajtimin në spital.

Familja e saj ka thënë se foshnja i mbijetoi lindjes dhe ishte mirë, raportojnë mediat lokale. Rrethanat që çuan në vdekjen dhe varrimin e mëvonshëm janë nën hetim nga policia dhe komisioni gjinor shtetëror i vendit.

Një peticion online që bën thirrje për “drejtësi për Memory Machaya” deri më tani ka marrë më shumë se 57,000 nënshkrime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat