Virusi vdekjeprurës Marburg në Afrikën Perëndimore, i ngjashëm me Ebolën

Afrika

Virusi vdekjeprurës Marburg në Afrikën Perëndimore, i ngjashëm me Ebolën

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Zyrtarët shëndetësorë në Guine kanë konfirmuar për një rast të vdekjes nga virusi Marburg, infeksion i ngjashëm me Ebolën – kanë bërë të ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Siç raporton Reuters, kjo është hera e parë që kjo sëmundje vdekjeprurëse u regjistrua në Afrikën Perëndimore. Nga viti 1967 ka pasur 12 epidemi të rralla të Marbugut, kryesisht në Afrikën e Jugut dhe atë të Lindjes.

Rasti i ri në Guine për herë të parë u regjistrua javën e kaluar, vetëm dy muaj pasi që ky vend shpalli fundin e epidemisë së Ebolës, nga e cila humbën jetën 12 persona.

Pacienti që ndërroi jetë, para se t’i përkeqësohej gjendja shëndetësore – po shërohej në një spital lokal, thuhet në kumtesën e OBSH-së.

Ekspertët në laboratorin kombëtar për ethe hemorragjike në Guine dhe ata të Institutit Paster në Senegal, më vonë kishin konfirmuar diagnozën Marburg.

“Duhet të parandalojmë përhapjen potencial të virusit”, ka thënë Matshidiso Moeti, drejtor rajonal i OBSH-së për Afrikë.

“Po punojmë me autoritetet shëndetësore në implementimin e një marrëveshje të shpejtë që ka të bëjë me përvojat e mëhershme dhe ekspertizën e Guinesë në menaxhimin e epidemisë së Ebolës, që bartet në mënyrë të ngjashme”, ka shtuar Moeti.

Përqindja e vdekjeve nga Marburgu kanë variuar nga 24 deri në 88 për qind në epidemitë e kaluara, varësisht nga varianti i virusit dhe menaxhimi i krizës, ka njoftuar OBSH.

Sipas ekspertëve të OBSH-së, virusi bartet përmes lëngjeve trupore. Simptomat përfshijnë kokëdhembjen, të vjella të përcjellura me gjak, dhimbje në muskuj dhe gjakderdhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat