“S’mund të marr frymë”, sulmohet diplomati nga oficerët e migracionit

Afrika

“S’mund të marr frymë”, sulmohet diplomati nga oficerët e migracionit

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 07:30
Abdulrahman Ibrahim

Pamjet ndërkombëtare kanë shfaqur momentin kur një diplomat i Nigerisë dyshohet se është sulmuar nga oficerët e migracionit indonezian.

Brenda një veture i izoluar nga oficerët, diplomati Abdulrahman Ibrahim dëgjohet duke bërtitur se nuk mund të marrë frymë, derisa të dyshuarit ia shtypin qafen.

“S’mund të marrë frymë, qafa ime..”, dëgjohet duke thënë ai në pamjet e publikuara nga Independent.

Autoritetet e Ibrahimit janë vënë në funksion menjëherë pas rastit, duke e tërhequr atë në Xhakarta për të dhënë një raport të plotë të rastit, derisa ka thirrur ambasadorin indonezian në Abuja.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë inicident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat