Shteti afrikan po përballet me valë të re të koronavirusit

Afrika

Shteti afrikan po përballet me valë të re të koronavirusit

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 17:30
Uganda

Në një qendër vaksinimi kundër COVID-19 në periferi të kryeqytetit të Ugandës njerëzit po presin prej orës gjashtë të mëngjesit, me shpresë se do të ketë doza të mjaftueshme vaksinash edhe për ta.

Me gjithë ngritjen e interesimit të ugandasve për t’u vaksinuar, shumë prej atyre që po presin në radhë për dozën e dytë, po kthehen të dëshpëruar.

Uganda ka pasur telashe që të sigurojë vaksina për të realizuar qëllimin për vaksinimin e 22 milionë qytetarëve në kohën kur shtetet e pasura po hezitojnë t’i ndajnë dozat e vaksinave me shtetet e varfra.

Vendi ka siguruar vetëm dy milionë doza “AstraZeneca” dhe 300 mijë doza tjera të vaksinës kineze “Sinovac”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat