Vdes në moshën 84-vjeçare ish-presidenti i Algjerisë

Afrika

Vdes në moshën 84-vjeçare ish-presidenti i Algjerisë

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 08:14
Abdelaziz Bouteflika

Ish-presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika, ka vdekur në moshën 84 –vjeçare, pasi prej vitesh vuante nga një sëmundje.

Bouteflika udhëhoqi vendin për gati dy dekada, duke dhënë dorëheqjen në vitin 2019 pasi oferta e tij për një mandat të pestë në detyrë çoi në protesta masive në rrugë.

Ai luajti rol kyç në luftën e pavarësisë së Algjerisë në vitet 1950 dhe ‘60. Pastaj në 1999, ndërsa Algjeria doli nga një luftë brutale civile që vrau pothuajse 200,000 njerëz, ai u bë president me nxitjen e ushtrisë.

Bouteflika ishte parë rrallë në publik që nga një komplikacion shëndetësor në vitin 2013, që ndikoi në të folurit dhe lëvizshmërinë e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat