Bletët vrasin dhjetëra pinguinë të rrezikuar në Afrikën e Jugut

Afrika

Bletët vrasin dhjetëra pinguinë të rrezikuar në Afrikën e Jugut

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 00:29
Foto

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Afrikën Jugore.

Një tufë bletësh ka vrarë 63 pinguinë afrikanë të rrezikuar në një plazh jashtë Cape Town, tha të dielën Fondacioni i Afrikës Jugore për Ruajtjen e Zogjve Bregdetar, shkruan France24.

"Pas testeve, ne gjetëm pickime bletësh rreth syve të pinguinëve," tha David Roberts i fondacionit, një veteriner klinik.

"Kjo është një ngjarje shumë e rrallë. Ne nuk presim që të përsëritet.

"Kishte edhe bletë të ngordhura në vendngjarje," i tha ai AFP me telefon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat