Shkon mbi 210 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Afrikë

Afrika

Shkon mbi 210 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Afrikë

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 06:49
Ilustrim

Ka shkuar mbi 210 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 në Afrikë.

Sipas Worldometers, numri i viktimave ka shkuar në 210 mijë e 606, ndërsa numri i rasteve në total ka shkuar në 8 milionë e 349 mijë e 827.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, pasur nga Maroku, Tunizia, Etiopia dhe Libia.

Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve nga virusi është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat