Refugjatët në Kamerun të Afrikës e kanë kthyer një kamp shkretëtire në një pyll të lulëzuar

Afrika

Refugjatët në Kamerun të Afrikës e kanë kthyer një kamp shkretëtire në një pyll të lulëzuar

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Një projekt ambicioz i ripyllëzimit i realizuar nga refugjatët në Minawao, Kamerun, ka kthyer një zonë të madhe të shkretëtirës në pyll – dhe ka ndryshuar jetën e njerëzve.

Sipas medieve të huaja, rajoni, tashmë i prekur keq nga ndryshimet klimatike, është bërë gradualisht shtëpi e gati 70 mijë refugjatëve që nga viti 2014.

Ata janë larguar nga dhuna që përfshiu Nigerinë fqinje e lidhur me grupin militant Boko Haram.

Ardhjet e reja e kishin përshpejtuar procesin që shndërronte zonën në shkretëtirë, duke prerë disa pemë përreth për të mbajtur veten.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR dhe Federata Botërore Luterane (LWF) filluan një program ripyllëzimi në vitin 2018.

Deri më sot, vullnetarët në kampin e refugjatëve i kanë dhënë jetë të re më shumë se 100 hektarëve (250 fusha futbolli) tokës së degraduar rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat