Gratë në Tanzani martohen me njëra tjetrën në mënyrë që të mos humbasin shtëpitë e tyre

Afrika

Gratë në Tanzani martohen me njëra tjetrën në mënyrë që të mos humbasin shtëpitë e tyre

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 18:56
Gratë në Tanzani martohen me njëra tjetrën

“Askush s’mund të na prek ne. Nëse meshkujt provojnë të na marrin pronat tona apo të na lëndojnë, ata do të ndëshkohen. E gjithë fuqia qëndron tek ne”

Gratë në Tanzani po martohen mes vete, madje edhe i ndajnë shtretërit që t’i mbajnë shtëpitë në mungesë të burrave të tyre, shkruan The Indepedent.

Një traditë me shekuj e vjetër, e quajtur ‘nyumba ntobhu’ apo ‘shtëpia e femrave’, i është dhënë një emër bashkëkohor nga anëtarët e fisit Kurya në fshatrat e largëta në veri të vendit.

Sipas traditës, një gruaje i lejohet të martohet me një grua të re nëse ajo është e ve, apo nëse burri i saj ka vendosur ta braktisë atë. Në këtë mënyrë ajo mund ta mbajë shtëpinë dhe të bëhet pronare, edhe pse ligji fisnor thotë se vetëm meshkujt mund të jenë pronar të një prone.

Gruaja e re do të jetë në gjendje të marrë një partner mashkull dhe potencialisht të lindë trashëgimtarë meshkuj në emër të gruas më të vjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat