Sulm me bombë e të shtëna me armë në Somali, nëntë të vdekur

Afrika

Sulm me bombë e të shtëna me armë në Somali, nëntë të vdekur

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 11:21
ilustrim

?Të paktën nëntë persona janë vrarë, duke përfshirë katër sulmuesit në një sulm ndaj Departamentit të hetimit të krimeve në Somali, bënë të ditur mediat e huaja.

Organizata Al-Shabaab ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në të cilën dy makina, në të cilat gjendeshin bomba vetëvrasëse goditën portat e selisë së CID në Mogadishu, para se dy persona të armatosur të sulmonin ndërtesën.

Ali Hassan, oficer policor në Departamentin e hetimeve qendrore tha se forcat e sigurisë kanë qëlluar për vdekje personat e armatosur, të cilët po sulmonin objektin.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar dy shpërthime të fuqishme, para shkëmbimit të zjarrit. Ndërsa,  më vonë, kanë dëgjuar edhe ambulancën, e cila erdhi në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat