Ushtria egjiptiane thotë se ka vrarë liderin e Shtetit Islamik

Afrika

Ushtria egjiptiane thotë se ka vrarë liderin e Shtetit Islamik

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 20:10
Abu Duaa al-Ansari

Ushtria egjiptiane ka thënë se ka vrarë Abu Duaa al-Ansari-në, i cili njihet si lideri i degës së Shtetit Islamik në Sinai, nga një seri e sulmeve ajrore afër vendit të quajtur Arish, shkruan Reuters.

Është thënë në faqen e tyre të rrjetit social ‘Facebook’ se sulmet ajrore kanë vrarë gjithashtu edhe 45 ushtarë tjerë të Shtetit Islamik, si dhe kanë shkatërruar armatimin që përdorej nga grupi.

Nuk kishte konfirmim të menjëhershëm nga provinca e Sinait, që është degë e Shtetit Islamik në Gadishullin e Egjiptit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat