Sudan, ndërkombëtarët angazhohen për mbrojtjen e marrëveshjes së paqes

Afrika

Sudan, ndërkombëtarët angazhohen për mbrojtjen e marrëveshjes së paqes

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 11:30
Sudan

Qeveria e Sudanit të Jugut është pajtuar, që një force ndërkombëtare e mbrojtjes, të angazhohet për shpëtimin e një marrëveshjeje të paqes në vend.

Përleshjet etnike, që kanë ndodhur muajin e kaluar, kanë lënë të paktën 300 të vdekur, ndërsa vendi kërcënohet nga ringjallja e një lufte civile, e cila kishte vrarë dhjetëra mijëra persona.

Misioni i OKB-së, i përbërë prej 12 mijë trupash, nuk ka qenë në gjendje që të parandalojë sulmet.

Prezencën e një force ndërkombëtare, e angazhuar për paqen në vend, e kishte kundërshtuar presidenti Salva Kiir, i cili kishte hedhur poshtë këtë mundësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat