Pas 22 viteve qeverisje në Afrikë të Jugut, ANC rrezikon të humbë zgjedhjet

Afrika

Pas 22 viteve qeverisje në Afrikë të Jugut, ANC rrezikon të humbë zgjedhjet

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 15:01
Zgjedhjet

Qeveria e Afrikës së Jugut, e cila kishte në udhëheqje vendin që nga viti 1994, rrezikon të rrëzohet nga opozita, e cila ka marrë 43 për qind të votave.

Në zgjedhjet lokale, Kongresi Kombëtar Afrikan ka humbur zgjedhjet në kryeqytetin Pretoria dhe në komunën Tshwane.

Aleancës Demokratike (DA) do t’i duhet të formojë koalicion, në mënyrë që të sigurojnë kontrollin në atë pjesë, transmeton KosovaPress.

Po ashtu, dy partitë më të mëdha në vend, janë duke garuar për të siguruar kontrollin për qytetin më të madh të vendit, Johanesburg.

ANC po ashtu ka humbur edhe zonën metropolitan ‘Nelson Mandela’.

Kjo është performanca më e keqe e ANC-së, që nga fundi i aparteidit dhe ardhja e demokracisë në vend, në vitin 1994.

Po ashtu, kjo është hera e parë që kjo parti e humb kryeqytetin, transmeton KosovaPress.

DA ka fituar 93 ulëse, ndërsa ANC është e dyta me 89 ulëse nga 214 ulëse, sa janë gjithsej në këshillin komunal të Pretorias.

Sipas vëzhguesve, një mori skandalesh të korrupsionit dhe grindjesh të brendshme partiake janë arsye kryesore për këto humbje të ANC-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat