Parlamenti libian voton kundër qeverisë së mbështetur nga OKB'ja

Afrika

Parlamenti libian voton kundër qeverisë së mbështetur nga OKB'ja

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 23:57
Zyrtarë libian

Parlamenti i Libisë, i njohur ndërkombëtarisht, me seli në qytetin lindor të Tobrukut, ka votuar kundër një qeverie të unitetit, të mbështetur nga OKB-ja, njoftoi sot zyra për media e Kuvendit.

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve hodhën poshtë propozimin për Qeverinë e Unitetit Kombëtare, që do ta merrte detyrën, në bazë të një marrëveshje paqeje, të mbështetur nga OKB-ja, e nënshkruar në muajin dhjetor, transmeton atsh.

Rreth 61 prej 101 ligjvënësve të pranishëm votuan kundër qeverisë së unitetit, duke kërkuar në vend të saj  Këshillin e  Presidentit të kryesuar nga kryeministri, Fayez Serraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat