Nigerianët i kërkojnë qeverisë të shpëtojë vajzat e rrëmbyera

Afrika

Nigerianët i kërkojnë qeverisë të shpëtojë vajzat e rrëmbyera

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 23:50
Boko Haram

Qindra banorë të Nigerisë zhvilluan një marshim proteste të hënën në pallatin presidencial në Abuxha,për t’i kërkuar qeverisë të shtojë përpjekjet për shpëtimin e mbi 200 vajzave të rrëmbyera në vitin 2014.

Para një jave militantët islamikë nga grupi Boko Haram bënë publik një video-regjistrim ku dukeshin rreth 50 nga vajzat e rrëmbyera, me pamje të drobitur, përreth një personi të maskuar me veshje ushtarake.

Nëna e një prej vajzave shprehu pakënaqësi me përpjekjet, sipas saj, të pamjaftueshme të qeverisë. Ajo i bëri thirrje qeverisë të plotësojë kushtet e grupit Boko Haram, për lirimin e të burgosurve në shkëmbim të vajzave.

Rreth 218 nga 276 vajzat e shkollës së mesme të rrëmbyera, nuk janë gjetur ende. Grupi Boko Haram lufton për të vendosur një regjim të rreptë islamik. Që nga fillimi i kryengritjes në vitin 2009, rreth 20 mijë vetë kanë gjetur vdekjen në Nigeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat