Tmerr në Etiopi: Raportohet për 300 protestues të vdekur

Afrika

Tmerr në Etiopi: Raportohet për 300 protestues të vdekur

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 17:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Qindra persona janë vrarë dhe lënduar në rajonin Oromia të Etiopisë në një përleshje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve gjatë një festivali, thonë dëshmitarët.

Disa persona kanë vdekur gjatë ikjes në rrëmujë për shkak të panikut pasi policia hodhi gaz lotsjellës dhe topa me ujë në drejtim të protestuesve, raportojne mediat e huaja.

Aktivisti nga Ormona, Jawar Mohamed, është cituar të këtë thënë se gati 300 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë lënduar. Sipas tij, ushtarët dhe helikopterët kanë shtënë me armë zjarri, duke e bërë një turmë njerëzish që rrëzohen nga një shkëmb dhe të bien në ujë.

Mijëra persona u mblodhën sot për festivalin fetar në Bishoftu, rreth 40 kilometra larg kryeqytetit Addis Ababa.

Ndërkohë, Qeveria e Etiopisë ka thënë në një komunikatë ka të vdekur dhe se personat përgjegjës do të përballen me drejtësinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat