Etiopia shpall gjendje emergjente

Afrika

Etiopia shpall gjendje emergjente

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 14:14
Ilustrim

Etiopia ka shpallur sot gjendje emergjente pas protestave disa mujore kundër Qeverisë, të cilat janë duke u organizuar nga dy grupet më të mëdha etnike te vendit.

Grupet etnike Oromo dhe Amhara e përbëjnë 60% të popullsisë në Etiopi.

Këto grupe ankohen se pushteti po mbahet nga një elitë e vogël tigreane.

Tigre përbën vetëm 6% të popullsisë në këtë vend.

Qindra persona kanë humbur jetën në protestat e fundit, raportojnë grupet për të drejtat e njeriut.

Ndërkohë, dhjetëra mijëra të tjerë janë arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat