Bashkëshortja e mbështet për muri presidentin nigerian: Bëji ndryshimet, ose nuk të votoj

Afrika

Bashkëshortja e mbështet për muri presidentin nigerian: Bëji ndryshimet, ose nuk të votoj

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 11:10
Muhammadu Buhari

Muhamadu Buhari u zgjodh vitin e shkuar me premtimin se do të luftonte korrupsionin dhe nepotizimin në qeveri. Si pasojë, bashkëshortja Aisha deklaroi se presidenti nuk njeh shumicën e zyrtarëve kryesorë që ka emëruar

Nëse presidenti nigerian Muhammadu Buhari, nuk do t’i japë një të shkundur të mirë qeverisë së tij, nuk do ta votojë as bashkëshortja. Ky ka qenë paralajmërimi i të shoqes Aisha Buhari, gjatë një interviste për BBC-në.

Muhamadu Buhari u zgjodh vitin e shkuar me premtimin se do të luftonte korrupsionin dhe nepotizimin në qeveri. Si pasojë, bashkëshortja Aisha deklaroi se presidenti nuk njeh shumicën e zyrtarëve kryesorë që ka emëruar.

Ajo sugjeroi se qeveria ishte marrë peng nga disa njerëz që caktojnë emërimet presidenciale. Sigurisht që dalja e saj publike me shqetësimet që ajo ngre, ka habitur shumë njerëz, por mbi të gjitha tregon nivelin e pakënaqësisë më lidershipin e presidentit.

"Nga 50 njerëz që ka emëruar, presidenti nuk njeh se kush janë 45. As unë nuk i njoh, megjithëse jam gruaja e tij prej 27 vitesh”, deklaroi Aisha Buhari. Ajo tha se presidenti ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për zgjedhjet e vitit 2019.

Por edhe nëse Muhammadu kandidon, e gjërat nuk kanë ndryshuar, ajo vetë nuk do të dalë më në fushatë që të bindë gratë dhe vajzat të votojnë, siç bëri herën e parë.Natyrisht që Aisha nuk la pa përmendur edhe të mirat e presidentit. Si arritjen më të madhe të qeverisë, ajo përmendi sigurinë që është rritur pas operacioneve ndaj organizatës terroriste Boko Haram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat