Bashkimi Afrikan miraton një kartë historike mbi sigurinë detare

Afrika

Bashkimi Afrikan miraton një kartë historike mbi sigurinë detare

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 21:30
Ilustrim

Më shumë se 40 vende afrikane, të mbledhur sot në Lome me kërkesë të Bashkimit Afrikan (UA), kanë miratuar një kartë detyruese mbi garancinë dhe sigurinë detare.

“Ne përgëzojmë miratimin dhe nënshkrimin e kartës mbi garancinë dhe sigurinë detare dhe zhvillimin në Afrikë”, njoftoi presidenti kongolez, Denis Sassou Nguesso, në përfundim të mbledhjes së parë të UA-së mbi sigurinë në det.

“Ky gjest është më historiku në jetën e kontinentit tonë, që përballet me një rritje të fortë të trafiqeve dhe të pirraterisë detare”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat