Nigeri, familjarët në pritje të takimit me 21 vajzat e liruara nga Boko Haram

Afrika

Nigeri, familjarët në pritje të takimit me 21 vajzat e liruara nga Boko Haram

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 14:53
Ilustrim

Pas negociatave të terroristëve me qeverinë nigeriane, të enjten më 13 tetor grupi vendosi të lirojë 21 vajza të cilat u transferuan në kryeqytetin Abuja, ku janë në pritje të takojnë të afërmit e tyre pas 900 ditë ndarjeje.

ABUJA (AA) - Familjet që kanë mbërritur në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja, janë duke pritur të takohen me 21 vajzat e liruara ditë më parë nga organizata Boko Haram, pasi i kishte mbajtur të rrëmbyera rreth dy vite e gjysmë, raporton Anadolu Agency (AA). 

Pas negociatave të terroristëve me qeverinë nigeriane, të enjten më 13 tetor grupi vendosi të lirojë 21 vajza të cilat u transferuan në kryeqytetin Abuja, ku janë në pritje të takojnë të afërmit e tyre pas 900 ditë ndarjeje.

Kryetari i Shoqatës së Prindërve të vajzave të rrëmbyera, Yakubu Nkenke, tha se prindërit presin me padurim të takojnë vajzat e tyre për çka disa kishin udhëtuar rreth 15 orë për të mbërritur në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat