Vajzat e liruara nga Boko Harami bashkohen me familjet

Afrika

Vajzat e liruara nga Boko Harami bashkohen me familjet

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 08:19
Nigeri

Njëzetenjë vajza që ishin rrëmbyer nga grupi islamist Boko Haram, në qytetin Çibok të Nigerisë, janë ribashkuar me familjet.

Në një ceremoni në kryeqytetin Abuja, njëra nga vajzat tha se ato kanë mbijetuar për 40 ditë pa ushqim.

Nuk është e qartë se si është negociuar lirimi i tyre, por një zyrtar tha se po vazhdojnë bisedimet për lirimin e më shumë vajzave.

Nga 276 vajzat e rrëmbyera në prill të vitit 2014, 197 mbeten ende të zhdukura.

Shumica prej tyre kanë qenë të krishtera, por janë konvertuar detyrimisht në Islam.

Autoritetet nigeriane i kanë hedhur poshtë raportet se luftëtarë të zënë të Boko Haramit janë shkëmbyer me vajza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat