Somalia i liron 3 gazetarët e “Al Jazeera”

Afrika

Somalia i liron 3 gazetarët e “Al Jazeera”

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 14:18
Ilustrim

Rrjeti mediatik “Al Jazeera” njofton se qeveria e Somalisë i ka liruar tre gazetarët e saj, vetëm ditë pasi që ata u arrestuar bashkë me shoferin e tyre nga forcat e sigurisë.

“Al Jazeera” tha në një komunikatë se Hamza Mohamed, një gazetar somalezo-britanik që punon për këtë transmetues në versionin e lajmeve në gjuhë angleze, dhe anëtarët e bordit të tij, u arrestuan pas kthimit nga zonat që kontrollohen nga ekstremistët islamikë të Al shabab.

Mohamed ka qenë në Somali për një javë për të punuar në një reportazh. Sipas Komitetet për Mbrojtjen e Gazetarëve, 59 gazetarë janë vrarë në Somali që nga viti 1992.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat