Etiopia arreston 1.600 persona

Afrika

Etiopia arreston 1.600 persona

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 17:44
Ilustrim

Autoritetet etiopase i kanë ndaluar 1.600 persona, në tentim për të rritur sigurinë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Kështu ka thënë për BBC një ministër i qeverisë etiopase.

Ndërkohë, sipas një komunikate të publikuar në uebsajtin “FBC”, të dyshuarit janë arrestuar në rajonet Oromia dhe Amhara, në të cilat ka pasur shumë protesta së fundmi.

Etiopia shpalli gjendje emergjente pas një vale protestash të papara anti-qeveritare.

Në bazë të gjendjes emergjente, njerëzit mund të arrestohen pa urdhër arrest gjatë kohës së kësaj gjendje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat