Afrika e Jugut tërhiqet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare

Afrika

Afrika e Jugut tërhiqet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 16:24
Qeveria e Afrikës së Jugut

Qeveria e Afrikës së Jugut e filloi procesin për tërheqjen formale nga anëtarësimi në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, duke e akuzuar për “paragjykime ndaj Afrikës dhe afrikanëve”, pohojnë mediat lokale.

Paraprakisht, Burundi miratoi ligj të posaçëm për tërheqjen nga Gjykata.

Paralajmërimet e para për hapin e tillë të Afrikës së Jugut vijuan që vitin e ardhshëm, kur Qeveria në Pretori refuzoi ta arrestojë presidentin sudanez Omar al Bashar, për të cilin Gjykata ka shpallur urdhërarrest me akuzë për gjenocid dhe krime të luftës.

Ekspertë juridikë në Pretori pohojnë se Afrika e Jugut nuk mund të tërhiqet nga Gjykata, me vendim të një Ministrie ose të Qeverisë dhe se për këtë nevojitet edhe pëlqim të Parlamentit.

Hjuman Rajts Uoç veçmë reagoi me dënim të vendimit të jugoafrikanëve.

Gjykata Penale Ndërkombëtare filloi me puë në vitin 2002. Në të anëtarësojnë 123 vende, por jo edhe SHBA-ja dhe Rusia.. Gjatë punës së saj 14-vjeçare, Gjykata ka ngritur procedura dhe procese gjyqësore vetëm kundër afrikanëve.

Procesi i fundit i tillë ishte kundër presidentit aktual të Kenisë, Uhuru Kenijata, por ai dështoi për shkak të mungesës së dëshmive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat