Rrotullohet treni, 53 të vdekur dhe 300 të lënduar në Kamerun

Afrika

Rrotullohet treni, 53 të vdekur dhe 300 të lënduar në Kamerun

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 23:03
Pamje nga video

53 persona kanë vdekur dhe rreth 300 të tjerë janë lënduar të premten në Kamerun pasi një tren me pasagjerë ka dalë nga shinat dhe është rrotulluar, raporton Reuters, duke cituar shifrat e deklaruara nga ministri i Transportit të Kamerunit.

Treni ishte duke udhëtuar në mes dy qyteteve më të mëdha Yaounde dhe Douala, kur ndodhi aksidenti në Eseka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat