Pengjet në Somali mbijetuan duke ngrënë minj

Afrika

Pengjet në Somali mbijetuan duke ngrënë minj

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 10:52
Ilustrim

Një grup i marinarëve të cilët mbaheshin peng nga piratët somalezë për gati pesë vjet kanë mbijetuar pjesërisht duke ngrënë minj.

Marinari filipinas Arnel Balbero i tha BBC-së,  se atyre u ishte dhënë ujë në sasi shumë të vogla, duke thënë se ndiheshin  si " të vdekurit në këmbë" .

26 marinarë janë marrë peng në vitin 2012 dhe janë dërguar në Somali. Ata u liruan të shtunën, pasi është paguar një shpërblim.

Ata janë nga Kina, Filipinet, Kamboxhia, Indonezia, Vietnami dhe Tajvani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat