Zbulim tronditës: Regjimi i Gaddafit infektonte fëmijët me HIV

Afrika

Zbulim tronditës: Regjimi i Gaddafit infektonte fëmijët me HIV

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 17:27
Muammar Gaddafi

Dy ish-punonjës të regjimit të ish-liderit libian Muammar Gaddafi, në një spital të Bengazit ua kanë injektuar fëmijëve virusin e AIDS-it, thuhet në shënimet e ish-shefit të Qeverisë libiane, që gjendet në duart e drejtësisë franceze. Ky zbulim vjen dhjetë vjet pas lirimit të infermiereve bullgare, të cilat rrejshëm ishin akuzuar për këtë krim.

Shoukri Ghanem, shefi i Qeverisë nga viti 2003 deri në vitin 2006, pastaj ministër i Naftës, shkruan – në shënimet e zbuluara pas vdekjes së tij, më 2012 – për çështjen e pesë infermiereve bullgare dhe të një mjeku palestinez të cilët kanë qenë në burg nga viti 1999 e deri më 2007, e që janë liruar pas një fushate të shtetit francez.

Ghanem shkruan se më 2007 e vizitoi Mohamaed El Khadari, anëtar i Komisionit Hetimor për lirimin e infermiereve. Sipas tij, Abdallah Senoussi – kreu i Inteligjencës ushtarake – së bashku me kreun e shërbimeve speciale libiane, Moussa Koussa, kanë siguruar virus me të cilin kishin infektuar fëmijët.

Të dhënat nga këto shënime zbulojnë edhe dyshimet rreth financimit të fushatës presidenciale të Nicolas Sarkozyt më 2007. Shoukri Gham ka deklaruar se më 29 prill 2007 janë kryer tri pagesa prej me së paku 6.5 milionë eurove.

Moussa Koussa jeton në mërgim, e Abdallah Senoussi u ekstradua në shtator 2012 – nga Mauritania në Libi, ku edhe do të gjykohet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat