Shpërthim në Somali, të paktën 10 të vrarë

Afrika

Shpërthim në Somali, të paktën 10 të vrarë

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 16:37
Somali

Të paktën dhjetë persona humbën jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur kur një bombë në një makinë shpërtheu të shtunën në një treg në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Abdi Fatah Hallan, zëdhënësi i administratës rajonale Banadir, e cila është e vendosur në Mogadishu, se bomba e vendosur në makinë ka shpërthyer.

Tregu, i njohur si Suqa Berta, ndodhet në lagjen e qytetit Waberi një nga më frekuentueset në Somali. Gjithashtu, ndodhet në afërsi të selisë kryesore të policisë në vend.

“Herët është të flitet për numrin e të vdekurve dhe të plagosurve, por është e qartë se rebelët sulmuan njerëz të pafajshëm”, tha Hallan.

Gazetari i AA nga vendngjarja raportoi për të paktën dhjetë të vdekur. Ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet.

Dëshmitari nga vendi i tragjedisë, Abdirisack Hassan Afrah tha se kishte parë shumë të plagosur, përfshirë edhe shumë gra që erdhën për të blerë në treg.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat somaleze të sigurisë, përfshirë edhe policinë, ushtrinë dhe agjentët e Agjencisë së Sigurisë së Inteligjencës Kombëtare.

Lidhur me këtë sulm ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë. Megjithatë, më parë përgjegjësinë për sulme të ngjashme e kanë marrë militantët e grupit Al-Shabaab, i cili është i lidhur me Al-Kaedën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat