Pas 22 vjetësh humbet zgjedhjet Presidenti i Gambisë

Afrika

Pas 22 vjetësh humbet zgjedhjet Presidenti i Gambisë

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 21:50
Yahya Jammeh

Yahya Jammeh, presidenti për 22 vjet i Gambisë, ka pësuar humbje të papritur në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Ai ka humbur ndaj Adama Barrow, i cili fitoi më shumë se 45 për qind të votave. Pas fitores, Barrow, tha se tani është “një Gamiba e re”.

Jammeh, që erdhi në pushtet me anë të grusht shtetit në vitin 1994, nuk ka folur ende publikisht për humbjen e tij.

Shteti i Afrikës Perëndimore, nuk ka pasur ndonjë transferim të qetë të pushtetit që nga pavarësia nga Britania e Madhe në vitin 1965.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat