Përleshjet fisnore lënë 31 të vdekur në Kongo

Afrika

Përleshjet fisnore lënë 31 të vdekur në Kongo

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 08:38
Ilustrim

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën në përleshjet mes forcave fisnore të milicisë dhe sigurisë në Republikën Demokratike të Kongos në fundjavë, thonë zyrtarët.

Ata thonë se dhuna në krahinën qendrore Kasai u nxit nga një mosmarrëveshje në mes të një xhaxhai dhe nipi mbi titullin e një shefi tradicional.

Zëvendësguvernatori Hubert Mbingho N’Vula tha 13 pjesëtarë të forcave të sigurisë që ishin dërguar për të ndalur  luftimet ishin në mesin e të vrarëve.

Tetëmbëdhjetë milicë poashtu vdiqën atje tha ai.

N’Vula tha se rendi publik ishte rivendosur në dhe rreth qytetit të Tshikapa në provincën e largët.

Republika  Demokratike e  Kongos është e përfshirë  nga dhuna sporadike mes milicive etnike, raporton BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat