Tjetër masakër/ Shpërthim në katedrale, të paktën 25 të vdekur

Afrika

Tjetër masakër/ Shpërthim në katedrale, të paktën 25 të vdekur

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 11:30
Pamje nga sulmi në Kajro

Të paktën 25 persona kanë vdekur sot nga një shpërthim brenda një kishe ortodokse në Kajro, njoftoi ministria e Shëndetësisë në një komunikatë.

“Shpërthimi ndodhi rreth orës 08:00 GMT në kishën Shën Pjetri dhe Shën Pali”, sipas të njëjtave burime.

Sipas mediave vendase, 35 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shpërthimi duket se ka patur ne objektive kishën e Shen Pjetrit, e cila ndodhet në krah të katedrales.

Deri tani autoritetet nuk kane asnjë të dhënë për shkaqet apo përgjegjësit e shpërthimit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat