Irani kërcënon serish, thotë se Izraelit s’do të ekzistojë pas 25 viteve

Afrika

Irani kërcënon serish, thotë se Izraelit s’do të ekzistojë pas 25 viteve

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 10:14
Ilustrim

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i ka ripërsëritur komentet e bëra para një viti, duke thënë se nëse myslimanët dhe palestinezët bashkohen dhe luftojnë, atëherë Izraeli nuk do të ekzistojnë pas 25 viteve.

Por, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka paralajmëruar Iranin se Izraelit nuk është “lepur, por tigër”.

“Mos na kërcënoni, ne [Izraeli] s’është lepur, është tigër,” ka thënë Netanyahu, sipas Jerusalem Post.

“Nëse na kërcënoni, e kërcënoni veten,” ka shtuar ai.

Netanjahu i bëri këto komente, pasi lideri suprem i Iranit u bëri thirrje myslimanëve që të rezistojnë dhe luftojnë për ta marrë kontrollin në Jerusalem, për të cilin edhe Palestina edhe Izraeli pohojnë se është kryeqyteti i tyre.

“Sic kam thënë edhe më parë, nëse myslimanët dhe palestinezët bashkohen, regjimi sionist nuk do të ekzistojë në 25 vite,” ka thënë Ali Khamenei.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat