92 vjeçari kandidat për president Zimbabvesë

Afrika

92 vjeçari kandidat për president Zimbabvesë

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 18:57
Robert Mugabe

Presidenti aktual i Zimbabvesë, Robert Mugabe do të jetë kandidati i vetëm për president nga partia e tij Zanu-PF, në zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2018, e cila do t’ia mundësojë për të zgjatur pushtetin e tij në 36 vjet.

Siç raporton AFP, emërimi Mugabes u prit nga mbështetësit e tij, ku u nominua në Kongresin e partisë, ku ai u shfaq i veshur me një xhaketë të gjelbër me portretin e tij dhe një hartë të Zimbabvesë.

Mugabe është në pushtet, që kur Zimbabve fitoi pavarësinë nga sundimi britanik në vitin 1980.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat